DECRETO FLUSSI 2026 2028, STUDIO LEGALE IMMIGRAZIONE MILANO AVVOCATO IMMIGRAZIONE MILANO

Dekreti i Flukseve 2026–2028, pyetjet më të shpeshta.

Me Qarkoren e përbashkët nr. 8047, datë 16 tetor 2025, Ministria e Brendshme, ajo e Punës, e Bujqësisë dhe e Turizmit kanë dhënë udhëzimet operative për zbatimin e D.P.C.M. 2 tetor 2025, të botuar në Gazzetta Ufficiale nr. 240 më 15 tetor 2025.
Ky akt rregullon hyrjen në Itali të punëtorëve të huaj për arsye pune (punë të varur, sezonale dhe të pavarur) për periudhën 2026–2028.

Më poshtë gjeni përgjigjet për pyetjet më të shpeshta:

1. Çfarë është Qarkorja 8047/2025 dhe për çfarë shërben?

Është një dokument interpretues dhe praktik që u drejtohet punëdhënësve dhe institucioneve (Prefekturave, Sporteleve Unike, Inspektorateve, INPS-it dhe Qendrave të Punësimit), duke ofruar udhëzimet konkrete për zbatimin e Dekretit të Flukseve 2026–2028.
Ajo përcakton afatet, formatet e aplikimit, mënyrën e dërgimit online dhe kriteret për punëtorët e huaj.

2. Cila është kohëzgjatja e Dekretit të ri të Flukseve?

Dekreti ka vlefshmëri trevjeçare (nga 2026 deri më 2028), duke garantuar një planifikim të qëndrueshëm të hyrjeve për arsye pune.
Çdo vit përcaktohen kuota të veçanta për punë të varur, të pavarur dhe sezonale.

3. Sa kuota janë parashikuar?

Kuotat totale për çdo vit janë:

Viti Punë e varur Punë e pavarur Punë sezonale Totali
2026 76.200 650 88.000 164.850
2027 76.200 650 89.000 165.850
2028 76.200 650 90.000 166.850

4. Kush mund të bëjë kërkesë?

Kërkesat mund të paraqiten nga:

  • Punëdhënës italianë ose të huaj me qëndrim të rregullt në Itali;
  • Personat fizikë (familjet) që dëshirojnë të punësojnë kujdestarë familjarë ose ndihmës shtëpiakë;
  • Ndërmarrjet që veprojnë në sektorët e përcaktuar nga dekreti.

5. Në cilët sektorë lejohet punësimi i punëtorëve të huaj?

Qarkorja përcakton sektorët e lejuar për punën jo-sezonale:

  • bujqësi, pylltari dhe peshkim;
  • industri ushqimore, pije dhe duhan;
  • industri tekstile, veshje dhe këpucë;
  • industri metalurgjike dhe produkte metali;
  • industri të tjera prodhuese;
  • ndërtim;
  • tregti me shumicë dhe pakicë;
  • shërbime akomodimi dhe gastronomi;
  • turizëm;
  • transport, logjistikë dhe magazinim;
  • shërbime mbështetëse për ndërmarrje dhe persona;
  • shëndetësi, asistencë sociale dhe shërbime shëndetësore private;
  • shërbime të tjera të ngjashme.

Për punën sezonale, sektorët e lejuar janë bujqësia dhe turizëm/hoteleri.

6. Kur fillon dhe kur përfundon plotësimi i kërkesave?

Faza e paraplotësimit online në Portalin ALI është e hapur:
nga 23 tetor 2025 deri më 7 dhjetor 2025 (nga ora 09:00 deri në 20:00).

Më pas, do të ketë një fazë të dytë vetëm për rishikim:
nga 9 deri më 13 dhjetor 2025; periudhë gjatë  së cilës kërkesat mund të shihen dhe ruhen në gjendjen “gati për t’u dërguar”.

7. Cilat janë datat e “click day” për vitin 2026?

  • 12 janar 2026 → punë sezonale bujqësore
  • 9 shkurt 2026 → punë sezonale turistike
  • 16 shkurt 2026 → punë jo-sezonale
  • 18 shkurt 2026 → asistencë familjare dhe shtëpiake

Kërkesat mund të dorëzohen deri më 31 dhjetor 2026, përveç rasteve kur kuotat përfundojnë më herët.

8. A është e detyrueshme verifikimi pranë Qendrës së Punësimit?

Po.
Punëdhënësi duhet t’i kërkojë Qendrës së Punësimit nëse në territor ndodhen punëtorë të disponueshëm.
Nëse Qendra e Punësimit nuk përgjigjet brenda 8 ditësh, verifikimi konsiderohet negativ dhe mund të vazhdohet me aplikimin.

9. Çfarë është “asseverazione” dhe kur kërkohet?

Është një deklaratë zyrtare që hartohet nga konsulentë pune, kontabilistë ose shoqata punëdhënësish, për të vërtetuar:

  • përputhjen mes numrit të punësimeve dhe aktivitetit të kompanisë;
  • rregullsinë tatimore dhe kontributive;
  • aftësinë ekonomike të punëdhënësit, etj.

Asseverazione është i detyrueshëm, përveçse për anëtarët e organizatave që kanë nënshkruar protokollin me Ministrinë e Punës.

10. Cilat janë kushtet ekonomike për punëdhënësin?

  • Minimum 30.000 € në vit për punëdhënësit e zakonshëm;
  • 27.000 € për familjet;
  • 20.000 € për persona të vetëm që punësojnë kujdestarë;
  • Përjashtim nga kushti i të ardhurave në rast personi jo-autonom, të vërtetuar nga mjeku i SSN-së.

11. Si funksionojnë kuotat dhe kërkesat për sektorin e asistencës familjare?

Sektori i asistencës familjare dhe punës shtëpiake ka një procedurë të veçantë në kuadër të Dekretit të Flukseve 2026–2028.

  • Kuota të rezervuara: një pjesë e kuotave vjetore është posaçërisht e rezervuar për kujdestarë dhe ndihmës familjarë.
  • Kërkesa “në kuotë”: dorëzohen përmes formularit “A-bis”Portalin ALI, sepse janë të përfshira brënda kuotave të dekretit.
  • Kërkesa jashte kuotave të përgjithshme (por gjithësesi me një numër të kufizuar vjetor, 10 000 për 2026) vetëm për kujdestari, në rastet e asistencës së të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personave jo-autonom (të çertifikuar nga mjek i regjistruar në SSN). KUJDES, kjo lloj kërkese mund të bëhet vetëm nëpërmjet shoqatave të kategorisë dhe agjensive të punës, jo nga punëdhësi.
  • Kushtet e të ardhurave:
    • 20.000 € në vit për personin e vetëm;
    • 27.000 € në vit për familjet;
    • jo të detyrueshme nëse kujdestari do të punojë për një person jo-autonom, të vërtetuar nga SSN.

12. Si funksionon punësimi në sektorin e transportit dhe logjistikës?

  • Drejtuesit duhet të kenë leje drejtimi të huaj të konvertueshme në Itali (C, CE, D).
  • Kërkohet CQC (Certifikata e Kualifikimit të Drejtuesit) për ushtrimin e punës.
  • Kompanitë duhet të jenë të regjistruara në REN dhe në Albo-n e Autotransportit.
  • Aplikimet bëhen përmes formularit B2020 në Portalin ALI.
  • Nëse punëtori nuk ka ende CQC, kontrata mund të jetë vetëm afatshkurtër (1 vit).

13. Çfarë kuptohet me punë sezonale dhe jo-sezonale?

  • Sezonale: punë e përkohshme, e lidhur me ciklet prodhuese (p.sh. bujqësi, turizëm).
  • Jo-sezonale: punë afatgjatë ose e përhershme në kompani ose familje.

14. Sa zgjat leja (nulla osta)?

Leja vlen 6 muaj.
Brenda kësaj kohe, punëtori duhet të marrë vizën në ambasadën/konsullatën përkatëse dhe të hyjë në Itali për të nënshkruar kontratën e qëndrimit.

15. Ku bëhen aplikimet?

Aplikimet dorëzohen vetëm online, përmes
Portalit ALI të Ministrisë së Brendshme,
duke hyrë me SPID ose CIE.

Procedurat e reja të Dekretit të Flukseve 2026–2028, megjithëse më të dixhitalizuara dhe të thjeshtuara, kërkojnë vëmendje ndaj detajeve teknike: zgjedhjen e formularit të duhur, verifikimet e dokumentacionit dhe respektimin e afateve të “click day” dhe jo vetëm.

Nëse jeni punëdhënës ose ndërmarrje dhe dëshironi të paraqisni saktë kërkesën tuaj,
Zyra Ligjore EM IURIS ju ofron ndihmë të plotë në:

  • verifikimin e kushteve dhe zgjedhjen e formularit të saktë;
  • plotësimin dhe dërgimin e kërkesave në Portalin ALI;
  • ankime për refuzime ose vonesa administrative.

 Na kontaktoni menjëherë për asistencë dhe konsultë personale dhe profesionale.
Ekipi ynë shumëgjuhësh (italisht-shqip-anglisht-greqisht-frengjisht-spanjisht), me përvojë shumëvjeçare në fushën e emigracionit dhe punës, do t’ju ndihmojë të aplikoni në mënyrë të saktë dhe të sigurt, në përputhje me rregullat e reja të flukseve 2026–2028.

Këtu gjeni artikullin në gjuhën italiane 🇮🇹

®Riprodhim i ndaluar

Dekreti i Flukseve 2022-2023: cilat dokumente nevojiten, si të aplikoni…?

https://emiuris.it/sq/shtetesia-italiane/

Nga UAE deri te shpallja i pafajshëm.

Divorci i dy shtetasve jo komunitar me banim ne Itali – cili ligj zbatohet?

Aksidentet rrugore dhe dëmshpërblimi në Itali, si duhet të sillem?