Decreto di espulsione, nulla osta decreto flussi, sentenza GdP, visto ingresso

Është e mundur të anullohet një Dekret Dëbimi (ekspuls)?

Ky është një nga rastet kur drejtësia është largpamëse dhe kapërcen rreptësinë burokratike.

Klienti ynë u dëbua nga Italia në SHKURT 2025, morëm vendimin e anullimit të dëbimit në KORRIK 2025 dhe viza e hyrjes për në Itali u lëshua në GUSHT 2025.

Në SHTATOR 2025, zoti M.E. punon tashmë në Milano me një kontratë të përhershme tek punëdhënësi që kërkoi, për të, lejen e hyrjes nëpërmjet Dekretit të Flukseve.

Integrimi fiton ndaj Dëbimit: Vendimi i Gjykatësit të Paqes në Milano

Në një sistem ligjor që shpesh duket i paepur, shpresa që të njohë integrimin social mund të duket e largët. Për ata që kërkojnë një jetë më të mirë në Itali, marrja e një dekreti dëbimi (ekspuls) është një nga frikat më të mëdha. Por një vendim i fundit i Gjykatësit të Paqes në Milano ka dëshmuar se, në raste të caktuara, rrënjosja efektive e një personi në territor mund mbizotërojë ndaj rreptësisë administrative.

Ky vendim nuk është vetëm një akt drejtësie, por një precedent i rëndësishëm që ofron një dritë shprese, duke njohur që lidhjet familjare dhe vullneti për t’u integruar mund të mbikalojnë mbi pengesat burokratike.

Përballë kërkesës për anullimin e dekretit, Gjykatësit të Paqes iu desh të vendosë mbi balancën delikate midis interesit publik për dëbim dhe interesit të të huajit për t’u integruar në indin social. Vendimi vlerësoi në mënyrë të padyshimtë se, në rastin konkret, interesi i shtetasit shqiptar duhej të konsiderohej mbizotërues.

Gjykatësi njohu se, edhe pse në një periudhë të shkurtër qëndrimi, zotëria kishte arritur një “shkallë të mirë të integrimit social“. Vullneti i tij për të punuar dhe sjellja e tij e mirë, të mbështetura nga një lidhje e fortë familjare me vëllain, ishin faktorë vendimtarë. Marrja e lejes së punës, edhe pse u bë pas lëshimit të dekretit të dëbimit, u konsiderua në mënyrë pozitive. Për të gjitha këto arsye, dekreti i Prefektit u anullua dhe zotërisë iu dha mundësia të vazhdojë rrugëtimin e tij në Itali.

Rasti konkret: Pezullimi i Dekretit të Dëbimit (ekspulsit).

Gjithçka nisi me një dekret dëbimi 5 vjeçar të lëshuar nga Prefekti i Milanos ndaj një qytetari shqiptar me inizialet M.E. Megjithëse kishte hyrë rregullisht në Itali, ai kishte qëndruar përtej tre muajve të lejuar, duke shkelur normat e qëndrimit aktualisht në fuqi. Klienti vendosi ta kundërshtojë vendimin e Prefektit, duke u mbështetur mbi asistencën dhe eksperiencën tonë shumë vjeçare si avokatë në fushën e emigracionit.

Argumentuam që në fillim se situata duhej vlerësuar në kompleksitetin e saj, përtej shkeljes së thjeshtë të afateve. U hodhë dritë mbi disa elemente thelbësore: mosha e re, mungesa e precedentëve penalë si dhe kërkesa për një nulla-osta për punë nëpërmjet Dekretit të Flukseve. Ajo që e bëri pozicionin e tij edhe më të fortë ishte gjithashtu edhe prania në Itali e vëllait, me kontratë pune të përherëshme si dhe një vendbanim stabël. Kjo lidhje familjare, e bashkuar me vullnetin për t’u integruar, ofroi një bazë të fortë për ankimimin.

Një Dritë Shprese dhe një Paralajmërim

Ky vendim krijon një precedent të rëndësishëm, duke dëshmuar se drejtësia nuk kufizohet në një zbatim mekanik të normave. Përkundrazi, ajo ka aftësinë të vlerësojë situatën në tërësinë e saj, duke njohur se integrimi dhe lidhjet njerëzore mund të kapërcejnë barrierat burokratike.

Ky rast na mëson se është thelbësore të mos dorëzohemi përballë një dekreti dëbimi. Nëse gjendesh në një situatë komplekse me një ekspuls, është thelbësore t’i drejtohesh menjëherë një profesionisti me eksperiencë në fushën e emigracionit. Strategjia e duhur ligjore dhe aftësia për të paraqitur një pamje të plotë dhe të saktë të situatës tënde, mund të bëjnë diferencën midis një dekreti dëbimi 5 vjeçar dhe ndërtimit të një të ardhmeje të qëndrueshme në Itali.

® Riprodhim i ndaluar

Nga UAE deri te shpallja i pafajshëm.

Punësimi i punëtorëve klandestinë

Divorci i dy shtetasve jo komunitar me banim ne Itali – cili ligj zbatohet?

Bisedat në WhatsApp, mund të përdoren si provë në gjyq?

Aksidentet rrugore dhe dëmshpërblimi në Itali, si duhet të sillem?