EM IURIS
EM IURIS është një zyrë e themeluar në vitin 2019, e mbështetur mbi eksperiencën e mëparshme shumëvjecare të avokates Elierta Myftari dhe bashkëpunëtorëve të saj.
Aktiviteti i zyrës është në rritje e sipër, falë bashkëpunimit me profesionistë të rëndësishëm në fushën ekonomike, tatimore, mjeksore dhe notarile, si dhe me avokatë të shpërndarë në të gjithë territorin italian, shqiptar, si dhe në shtete të tjera europiane.
EM IURIS është, kështu, në gjendje t’i ofrojë klientelës një konsulencë të plotë dhe “të personalizuar”.
Për avokaten Myftari, shpirti i bashkëpunimit dhe besimi që krijohet me klientët dhe me profesionistët që e rrethojnë, është kusht i domosdoshëm dhe baza e çdo raporti.