EM IURIS
EM IURIS është një zyrë e re, por e mbështetur mbi eksperiencën shumëvjecare të themelueses së saj, Avokates Elierta Myftari.
Aktiviteti i zyrës është në rritje e sipër, falë bashkëpunimit me profesionistë të rëndësishëm në fushën ekonomike, tatimore, mjeksore dhe notarile, si dhe me avokatë në gjithë territorin italian dhe shqiptar.
EM IURIS është, kështu, në gjendje t’i ofrojë klientelës një konsulencë të plotë dhe të bërë “me porosi”.
Për Avokaten Myftari, shpirti i bashkëpunimit dhe besimi që krijohet me klientët dhe me profesionistët që e rrethojnë, është kusht i domosdoshëm dhe baza e cdo raporti.
