CHAT-WHATSAPP-COME-PROVA-STUDIO-LEGALE-EM-IURIS

Bisedat në WhatsApp, mund të përdoren si provë në gjyq?

Bisedat WhatsApp, mund të përdoren si provë në gjyq? Sa herë ia kemi bërë vetes këtë pyetje? Në rastin tonë, pala kundërshtare kërkonte sekuestrimin gjyqësor të një makine duke iu drejtuar Gjykatës së Vercelli-t. Në veçanti, ankuesi pretendonte se i kishte shitur makinën në fjalë palës së paditur dhe kundërshtonte mospagesën e çmimit që supozohej të ishte përcaktuar më parë. Për më shumë, përfshiu edhe një dëshmitar që do të ishte në gjendje të konfirmonte rrethanat.

E pandehura, e mbrojtur nga zyra jonë, përkundrazi, pretendonte se makina ishte dhuratë (e bërë nëpërmjet një personi të tretë) e dëshmitarit të thirrur, me të cilin ajo kishte pasur, së fundmi, një lidhje dashurie. Përveç hedhjes poshtë të vlefshmërisë së pretendimeve të ankuesit, mbrojtja jonë u përqendrua gjithashtu edhe në demonstrimin e pabesueshmërisë së dëshmitarit të thirrur nga ankuesi.

Prova e vetme që tregonte marrëdhënien mes të pandehurës dhe dëshmitarit, ishte biseda në Whatsapp mes tyre gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, natyra paraprake e cështjes, nuk bënte të mundur që këto biseda të rekuperoheshin me metoda të çertifikuara, sepse procedura në fjalë karakterizohet, pikërisht, për urgjencën dhe kohëzgjatjen e shkurtër. Për këto motive, u depozituan disa fragmente të bisedave që lejuan të vërtetohej ekzistenca e marrëdhënies së përshkruar më sipër.

Duke marrë për bazë, ndër të tjera, bisedat WhatsApp, gjyqtari hodhi posht kërkesën e ankuesit me qëllim sekuestrimin e makinës dhe e dënoi atë me dëmshpërblimin e shpenzimeve ligjore në favor të klientes tonë.

VENDIMI I GJYKATËS SË VERCELLI-T

📍 Artikulli në gjuhë italiane 🇮🇹

 

 

 

Foto di Dima Solomin su Unsplash