Riforma del Codice della Strada 2023: Cosa cambia e cosa devo sapere?

Inovacionet kryesore të Reformës së Kodit Rrugor në 2023: çfarë ndryshon dhe çfarë duhet të dini?

Gjatë konferencës së shtypit më 27 qershor 2023, u njoftua miratimi nga Këshilli i Ministrave i një projektligj që synon të sjellë ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor italian. Kjo reformë është projektuar me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore. Megjithatë, është e rëndësishme të theksojmë se teksti duhet ende të kalojë nëpërmjet procesit parlamentar, i cili mund të sjellë ndryshime të tjera para se të bëhet ligj i përfunduar. Në këtë artikull, do të shqyrtojmë inovacionet kryesore të propozuara që mund të ndikojnë në jetën e çdo personi që drejton nje automjet.

⚠️ Sanksionet që po përforcohen më tepër

Një nga inovacionet më të rëndësishme është përforcimi sanksioneve për ata që drejtojnë nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Kjo vlen pavarësisht gjendjes së alteruar psiko-fizike të shoferit. Në këto raste, patenta e shoferit mund të pezullohet ose të hiqet dhe nuk do të jetë e mundur marrja e një patente të re për tri vitet e mëpasshme. Projektligji parashikon gjitashtu që personave të dënuar për krime të drejtimit në gjendje të alteruar, do t’ju vendoset në patentë një kod i veçantë (“KUFIZIMET E PËRDORIMIT – kodi 68 Jo alkool”) dhe do të duhet të instalojnë në autoveturat e tyre një pajisjeje të njohur me emrin “Alcolock”. Kjo pajisje ndalon drejtimin e mjetit nëse drejtuesi ndodhet nën efektin e alkolit dhe vetem pasi niveli i substancës te jetë kthyer ne zero, pajisja do të lejojë ndezjen e automjetit.

✅ Pezullimi i shkurtër i patentës

Një ndryshim tjetër ka të bëjë me pezullimin e shkurtër të patentës, që mund të zgjasë nga 7 deri në 15 ditë. Ky sanksion do të aplikohet, edhe për shkelje të Kodit Rrugor që më parë nuk parashikonin pezullimin, per automobilistët që kanë pak pikë në patentë. Sanksioni në fjalë do t’i aplikohet edhe atyre drejtuesve që do të kapen duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të mjetit.

✅ Të sapo patentuarët  dhe fuqia e automjeteve

Për të sapo patentuarët, pra ata që kanë marrë patentën B pak kohë më parë, parashikohen kufizime përsa i përket fuqisë së automjeteve që mund të drejtojnë në tre vitet e para. Kjo masë synon të sigurojë përvojë të graduuar dhe të përgjegjshme në drejtim për shoferët e rinj.

✅ Rregullimi i monopatinave

Edhe qarkullimi i monopatinave u bë objekt i rregullave të projektligjit në fjalë. Kur ky të hyjë në fuqi do të jetë e detyrueshme pajisa e tyre me shenja identifikuese dhe kontratë sigurimi dhe do të parashikohen rregulla specifike për qarkullimin dhe parkimin e monopatinave në qëndrat urbane.

✅ Rregulla të reja edhe për radarët e matjes së shpejtësisë

Gjithashtu është rishikuar legjislacioni në lidhje me radarët e matjes së shpejtësisë, me synim vënien në përdorim vetëm të pajisjeve të certifikuara, përcaktimin e kritereve të qarta për vendosjen e tyre dhe njoftimin e shkeljeve të konstatuara. Qëllimi është që të garantohet  përdorimi i drejtë dhe transparent i këtyre pajisjeve.

 

📝 Në përmbledhje, reforma e Kodit Rrugor në vitin 2023 sjell një seri ndryshimesh të rëndësishme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Itali. Megjithatë, është e rëndësishme të mbahen parasysh se këto dispozita duhen ende të kalonë nëpërmjet procesit parlamentar dhe mund të ndryshojnë më tej.

Shoferët dhe udhëtarët në përgjithësi duhet të qëndrojnë të informuar rreth rregullave të reja dhe t’i respektojnë ato për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.
Për detaje dhe informacione të përditësuara zyrtare mbi reformën e Kodit Rrugor, ju mund të vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit këtu.

Kliko këtu për të lexuar artikullin në gjuhën italiane 🇮🇹

 

WhatsApp DesktopKontakti i Zyrës në WhatsApp 

 

Aksidentet rrugore dhe dëmshpërblimi në Itali

Tags: