1- Cfarë është SPID?

SPID është sistemi i njohjes që lejon qytetarët dhe bizneset të përdorin shërbimet online të administratës publike me një identitet unik dixhital. Identiteti SPID përbëhet nga kredencialet (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi) që i lëshohen përdoruesit dhe i lejojnë njohjen në të gjitha shërbimet në internet. Karta e shëndetit ose karta e kodit tatimor janë elementë shtesë në mbështetje të procesit të verifikimit të identitetit, që ndihmojnë në kundërveprimin ndaj vjedhjeve të identitetit, duke verifikuar vërtetësinë e tij në arkivet e të dhënave jo publike.

 

2- Cfarë dokumentash më duhen që të aplikoj për SPID?

Për të kërkuar dhe për të marrë kredencialet tuaja SPID nevojiten: një dokument i vlefshëm identiteti italian (kartë identiteti, pasaportë ose patentë) si, dhe karta juaj shëndetësore (nëse nuk mund ta merrni atë, për shembull nëse jeni banor italian jashtë vendit, mund të përdorni kartën e kodit tatimor). Gjithashtu do t’ju duhet një adresë e-mail dhe numri i telefonit celular që përdorni zakonisht (edhe nëse nuk jeni titullari i kontratës).

 

3- Kë duhet të kontaktoj dhe çfarë duhet të bëj për të marrë SPID?

Për të marrë kredencialet tuaja SPID, duhet të kontaktoni Aruba, Infocert, Intesa, Namirial, Poste, Register, Sielte, Tim ose Lepida. Këto shoqëri (të quajtura ofruese të identitetit) ju japin mundësi të ndryshme për të kërkuar dhe për të marrë SPID. Ju do të mund të zgjidhni, në këtë mënyre, atë që i përshtatet më së miri nevojave tuaja.

 

4- A është SPID falas?

Po, mund të kërkoni kredencialet tuaja SPID falas prej njërës nga shoqëritë e autorizuara të lartpërmendura.

Aruba, Infocert, Poste, Tim dhe Lepida, përveç metodës së dorëzimit falas, gjithashtu ofrojnë mënyra të regjistrimit me pagesë. Të gjitha informacionet se ku dhe si të kërkoni kredencialet tuaja SPID i gjeni në faqen e internetit  http://spid.gov.it/richiedi-spid.

 

5- A ka edhe mënyra të tjera për të marrë SPID?

Po, ekziston edhe një mënyrë tjetër që parashikon përdorimin e firmës dixhitale, nëpërmjet kartës elektronike të identitetit (CIE) ose kartës së shërbimeve kombëtare (CNS). Mos harroni që, për të përdorur shërbimin në këtë mënyrë, do t’ju duhet një lexues i kartave për t’u lidhur me kompjuterin. Gjithashtu është e nevojshme që CIE ose CNS të jenë aktivizuar më parë për përdorimin e shërbimeve online.

Nëse keni një CIE, CNS ose firmë dixhitale, mund të kryeni procedurën në internet me Aruba, Infocert, Poste Italiane, Sielte, Tim dhe Lepida.

Nëse keni një kartë CNS ose firmë dixhitale, mund të zgjidhni midis Namirial dhe Register.

Nëse keni një firmë dixhitale mund të zgjidhni Intesa.

 

6- A ka ndonjë dallim midis subjekteve të cilëve mund të vendos t’i kërkoj SPID?

Kredencialet SPID të lëshuara nga Aruba, Infocert, Intesa, Namirial, Poste, Register, Sielte, Tim dhe Lepida janë të njëjta. Ju mund të zgjidhni, ndër to, atë që ju lejon të përfundoni procedurën e regjistrimit në mënyrën më të lehtë për ju. Për shëmbull, për të përfunduar regjistrimin, kontrolloni se cila zyrë është më pranë jush, në mënyrë që të kurseni kohë.

 

7- Kush mund të aplikojë për SPID?

SPID mund të kërkohet nga të gjithë shtetasit italianë dhe jo, të cilët janë kanë arritur moshën madhore dhe janë të pajisur me një kartë identiteti dhe kodi tatimor të vlefshëm italian.

Kredencialet SPID mund të kërkohen vetëm nga dita e ditëlindjes tuaj të tetëmbëdhjetë e pas.

 

8- Cilat janë ndryshimet midis tre niveleve të sigurisë së kredenciale SPID?

Niveli i parë ju lejon të përdorni shërbimet në internet përmes një emri përdoruesi dhe fjalëkalimi të zgjedhur nga ju.

Niveli i dytë – i nevojshëm për shërbimet që kërkojnë një shkallë më të lartë sigurie – lejon hyrjen përmes një emri përdoruesi dhe fjalëkalimi të zgjedhur nga ju, plus gjenerimin e një kodi të përkohshëm të hyrjes (fjalëkalim një përdorimësh).

Niveli i tretë, përveç emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, kërkon edhe një objekt fizik (p.sh. lexuesin e kartave inteligjente) për identifikim.

 

9- A është e mundur të kem më shumë se një identitet dixhital?

Po, është e mundur të kërkoni më shumë se një identitet dixhital – edhe me nivele të ndryshme të sigurisë – dhe t’i drejtoheni, për secilin prej tyre, ofruesve të ndryshëm të identitetit dixhital. Secili qytetar është i lirë të zgjedhë ofruesin e identitetit që preferon.

 

10- Cili është ndryshimi midis SPID dhe Kartës Kombëtare të Shërbimeve?

Këto dy sisteme identifikimi kanë përdorime dhe qëllime pjesërisht të ndryshme por, në këtë fazë të parë të implementimit të sistemit SPID, ato do të bashkëjetojnë.

Ndryshe nga Karta Kombëtare e Shërbimeve – e cila nuk është plotësisht e dematerializuar – përdorimi i identitetit SPID nuk kërkon asnjë lexues kartash dhe lejon përdorime të ndryshme (edhe nga një kompjuter desktop ose celular).

Për më shumë informacione, ju këshilloj linkun qeveritar  https://www.spid.gov.it/domande-frequenti

Tags: