Dekreti i flukseve për vitin 2020 doli sot në Gazetën Zyrtare. Të shohim në detaje se çfarë parashikon dekreti i Presidentit të Këshillit të Ministrave i datës 7 korrik 2020.
Kërkesat do të mund të bëhen me data të shkallëzuara dhe afati përfundimtar është caktuar për në 31 dhjetor 2020. Hyrja në sistem duhet të bëhet me SPID (kliko këtu për artikullin ku shpjegohet si të pajisesh me SPID)
Kuota maksimale e punëtorëve, sezonalë/jo-sezonalë dhe të vetëpunësuar, të cilët do të kenë mundësinë të hyjnë në Itali këtë vit, është 30.850.
12.850 persona për punë vartëse jo sezonale, vetë-punësim dhe konvertime.
Brenda kësaj kuote, 6.000 hyrje janë të rezervuara për punë vartëse jo-sezonale në sektorët e transportit të mallrave, ndërtimit dhe hoteleri-turizmit për qytetarët e Shqipërisë, Algjerisë, Bangladeshit, Bosnjë-Hercegovinës, Korea (Republika e Koresë), Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvador, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gana, Japonia, India, Kosova, Mali, Maroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi, Niger, Nigeria, Pakistani, Republika e Maqedonisë së Veriut, Senegal, Serbi, Sri Lanka, Sudan, Tunizi, Ukrainë dhe të vendeve që, gjatë vitit 2020, mund të nënshkuajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e migracionit.
Kuotat e mbetura do të ndahen midis shtetasve jo-BE që kanë përfunduar programet e trajnimit dhe arsimimit në vendet e tyre të origjinës, punëtorëve me origjinë italiane që jetojnë në Venezuelë, shtetasve jo-BE për vetë-punësim, si dhe konvertimit të lejeve të qëndrimit për arsye të tjera në leje qëndrimi për punë vartëse dhe vetëpunësim.
Kërkesat përkatëse mund të dërgohen duke filluar nga ora 9 e mëngjesit e 22 tetorit.
18.000 kuota për punësim vartës sezonal në sektorët e agrikulturës dhe hoteleri-turizmit
Bëhet fjalë për hyrjen e shtetasve jo-BE për punë vartëse sezonale nga Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnjë-Hercegovina, Korea (Republika e Koresë), Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvador, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gana, Japonia, India, Kosova, Mali, Maroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi, Nigeria, Nigeria, Pakistani, Republika e Maqedonisë së Veriut, Senegal, Serbi, Sri Lanka, Sudan, Tunizi, Ukrainë.
Si pjesë e kësaj kuote, për eksperiment, 6.000 njësi janë të rezervuara për punëtorë nga vendet e lartpërmendura, kërkesat e të cilave do të paraqiten, në emër dhe për llogari të punëdhënësve, nga organizatat e mëposhtme: Cia, Coldiretti, Confagricoltura, Copagri, Aleanca e kooperativave (përfshin kooperativat Legacooperative dhe Confcooperative).
Kuotat do të ndahen midis rajoneve dhe provincave autonome, nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale.
Aplikimet mund të dërgohen nga ora 9 e mëngjesit, më 27 tetor.
Paraplotësimi i kërkesave për aplikim dhe afati për dërgim.
Nga ora 9 e mëngjesit të datës 13 tetor 2020, aplikimi për plotësimin paraprak të formularëve do të jetë i disponueshëm, duke hyrë në procedurën e dedikuar në faqen e internetit https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, tek e cila mund të hyet vetëm me kredencialet SPID .
Aplikimet do të mund të dorëzohen deri më 31 Dhjetor 2020.