Immigrazione

Draft-ligji i Këshillit të Ministrave Italian

Lexojmë më poshtë pikat kryesore në lidhje me temën e emigracionit;

 

Art.1  (Dispozitat në fushën e lejes së qëndrimit dhe kontrollit të kufirit)

 

Dekretit legjislativ 25 korrik 1998, n.286, i janë bërë modifikimet e mëposhtëme:

b) nenit 6, pas pikës 1, i është shtuar si në vijim: “1-bis) Konvertimin e lejes së qëndrimit në motive pune, në rastet kur plotësohen të gjitha kërkesat, të lejeve të qëndrimit si më poshtë:

  1. leje qëndrimi për mbrojtje speciale “protezione speciale”
  2. leje qëndrimi për fatkeqësi ose katastrofa natyrore “calamità”
  3. leje qëndrimi për vendbanim të zgjedhur “residenza elettiva”
  4. leje qëndrimi për personat pa shtetësi ose për marrjen e shtetësisë “acquisto della cittadinanza o dello stato di apolide”, përjashtuar rastet kur i huaji ka pasur leje qëndrimi për kërkesë azili “richiesta asilo”
  5. leje qëndrimi për aktivitet sportiv “attività sportiva”
  6. leje qëndrimi për punë të  llojit artistik “lavoro di tipo artistico”
  7. leje qëndrimi për motive fetare “motivi religiosi”
  8. leje qëndrimi për asistencën e të miturve “assistenza minori, art.31”

e) neni 36, pika 3 është zëvëndësuar si në vijim: leja e qëndrimit për kurim dhe kujdes mjekësor “cure mediche” do të ketë një kohëzgjatje të njëjtë me kohëzgjatjen e parashikueshme të trajtimit terapeutik, do të jetë e rinovueshme deri sa të zgjasin nevojat terapeutike të dokumentuara dhe, sidomos, do të lejojë zhvillimin e një aktiviteti pune.

Modifikimi i kohës së marrjes së shtetësisë.

Koha maksimale e përfundimit te procedurës për kërkesën e shtetësisë italiane nga një i huaj i natyralizuar në Itali, ndryshon nga katër në tre vjet.  Ky modifikim nuk është, sidoqoftë, prapaveprues dhe vlen vetëm për aplikimet e reja. Personat që kanë bërë kërkesën përgjatë kohës që ishte në fuqi ligji i mëparshëm, nuk përfitojnë nga ky ndryshim.

Modifikimi i regjimit të dëbimeve dhe riatdhesimeve.

Draft-ligji parashikon gjithashtu ndalimin e dëbimit në rast se riatdhesimi mund të jetë shkak rreziku që i huaji të pësojë trajtim çnjerëzor ose degradues dhe në rast shkeljeje të së drejtës për respektimin e jetës së tij, private dhe familjare. Deri më tani, legjislacioni aktual parandalonte dëbimin vetëm nëse ekzistonte rreziku i torturës për personin e refuzuar. Në të gjitha këto raste të huajit do t’i lëshohet një leje qëndrimi për mbrojtje të veçantë.

Draftligji do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

P.S: duke parë kërkesat dhe pyetjet e shumta që arrijnë, po shtoj që ky nuk është një draft-ligj për pajisjen me leje qëndrimi, por vetëm për konvertimin e leje qëndrimeve të lartpërmendura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.