Avvocato albanese documenti, avokat shqiptar ne Itali per dokumenta

Dekreti i flukseve 2021: 69,700 pranime në Itali për punëtorë jashtë BE-së.

Datat e shkallëzuara për dërgimin e aplikacioneve me një afat kohor deri më 17 mars 2022 dhe hyrja në procedurën me kredencialet SPID (kliko këtu për të mësuar se si bëhet SPID)

Është 69,700 quota maksimale e punëtorëve vartës për vëndet jashtë BE-së, punëtorëve sezonalë, josezonalë dhe të vetëpunësuarve që do të mund të hyjnë në Itali në bazë të dekretit të flukseve të vitit 2021, miratuar me Dekretin e Kryeministrit në 21 Dhjetor 2021, aktualisht duke u publikuar në Fletoren Zyrtare.

27700 kuota për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime

Si pjesë e kuotës, janë rezervuar 20 000 hyrje për arsye të punës vartëse josezonale, në sektorët e transportit të mallrave për palë të treta, ndërtimit dhe turizëm-hotelerisë për qytetarët e Shqipërisë, Algjerisë, Bangladeshit, Bosnje-Hercegovinës, Koresë (Republika e Koresë), Bregut të Fildishtë, Egjiptit, El Salvadorit, Etiopisë, Filipinës, Gambias, Ganës, Japonisë, Guatemalës Indisë, Kosovës, Malit, Marokut, Mauritiusit, Moldavisë, Malit të Zi, Nigerit, Nigerisë, Pakistanit, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Senegalit, Serbisë, Sri Lankës, Sudanit, Tunizisë, Ukrainës dhe vendeve që kanë nënshkruar ose do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për çështjet e migracionit.

Pjesa e mbetur ndahet midis hyrjeve të shtetasve jo-BE që kanë përfunduar programe trajnimi dhe arsimimi në vendet e tyre të origjinës, hyrjeve të punëtorëve me origjinë italiane që banojnë në Venezuelë dhe hyrjeve të shtetasve jo-BE për vetëpunësim, si dhe ndërmjet konvertimeve të lejeve të qëndrimit për arsye të tjera në leje qëndrimi për punë vartëse dhe vetëpunësim.

Do të jetë e mundur dërgimi i aplikacioneve nga ora 9.00 e datës 27 janar 2022.

42 000 kuota për punë vartëse sezonale në sektorin bujqësor dhe turizëm-hoteleri

Kanë të bëjnë me hyrjen e shtetasve jashtë BE-së, për punë vartëse sezonale, të qytetarëve të Shqipërisë, Algjerisë, Bangladeshit, Bosnje-Hercegovinës, Koresë (Republika e Koresë), Bregut të Fildishtë, Egjiptit, El Salvadorit, Etiopisë, Filipineve, Gambias, Ganës, Japonisë, Guatemalës Indisë, Kosovës, Malit, Marokut, Mauritiusit, Moldavisë, Malit të Zi, Nigerit, Nigerisë, Pakistant, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Senegalt, Serbisë, Sri Lankës, Sudanit, Tunizisë, Ukrainës.

Brenda kësaj kuote, 14,000 njësi janë të rezervuara për punëtorë nga të njëjtat vende, aplikimet e të cilëve do të paraqiten, në emër dhe për llogari të punëdhënësve, nga organizatat e mëposhtme: Cia, Coldiretti, Confagricoltura, Copagri, Alleanza delle Cooperative (përfshin Lega cooperative  dhe Confcooperative).

Kuotat do të ndahen nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale ndërmjet qarqeve dhe krahinave autonome.

Do të jetë e mundur dërgimi i aplikacioneve nga ora 9.00 e datës 1 shkurt 2022.

KËTU mund të lexoni tekstin e plotë të Dekretit të Kryeministrit të datës 21 dhjetor 2021.

 🇮🇹 Clicca qui per l’articolo in lingua italiana 🇮🇹

Leave a Reply

Your email address will not be published.