Rinovimi i pashaportës, si mund të aplikoj?

Duke parë kërkesat e shumta të personave që më drejtohen për informacione në lidhje me rinovimin e pashaportës, po përpiqem të jap disa sqarime.

Prej kohësh, për rinovimin e pashaportës dhe të kartës së identitetit, të gjithë qytetarët, brenda dhe jashtë Shqiperisë, duhet të prenotojnë takimin nëpërmjet portalit unik qeveritar E-Albania. Tek portali E-Albania gjeni udhëzime të detajuara për të gjitha shërbimet e mundshme. Le të shohim se bashku pjesën e parë të regjistrimit.

Në mënyrë që të përftoni shërbimet elektronike të ofruara nga portali qeveritar e-Albania duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portal.

Nëse regjistrimi nuk është kryer akoma, duhet patjeter të keni me vete kartën tuaj të identitetit (ose pashaportën) në momentin e regjistrimit.

Pasi të jetë hapur portali www.e-albania.al veprohet si më poshtë:

Klikoni “Regjistrohu”:

Plotësoni të gjitha të dhënat:

Kodi i përdoruesit: Është numri personal i kartës suaj të identietit ( e gjeni edhe tek pashaporta).

Fjalëkalimi: Sigurohuni që fjalëkalimi të ketë te paktën 7 karaktere.

E-mail: Duhet të perdorni e-mail tuajin personal ku keni mundësi hyrje dhe konsultimi. Në këtë adresë do të vijnë të gjitha njoftimet që kanë të bëjnë me aplikimet tuaja.

Numri i celularit: Sigurohuni që të vendoset në formatin 069XXXXXXX. (KUJDES, per numrat italianë duhet të shtoni 0039 përpara dhe pastaj numrin tuaj)

Të dhënat personale (Emër, Mbiemër, Atësi): Duhet të bëhet kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta dhe të përputhen më të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile.

Pyetja e sigurisë: Sipas udhëzimeve, vendosni një përgjigje (është shumë e rëndësishme, pasi do t’ju nevojitet për rekuperimin e fjalëkalimit nëse e humbisni)

*Kujdes me të dhënat që mund të kenë “ë”, ose “ç”.

Nëse edhe pas verifikimit të të dhënave tuaja në Gjendjen Civile do të keni vështirësi me regjistrimin, kontaktoni me helpdesk në login@e-albania.al.

Për më tepër ndihmë për procedurën e regjistimit në portalin unik qeveritar e-albania, ndiqni këtë video ilustruese: klikoni këtu 

Portali qeveritar e-Albania mund të aksesohet kudo nga një kompjuter, tablet apo aparat celular dhe mund të përdoret për marrjen e shërbimeve elektronike nga kushdo që ka një numër identifikimi shqiptar.

Fjalëkalimi: Kujdes, nëse fjalëkalimi vendoset tre herë gabim, llogaria do të bllokohet për tre orë. Për të bërë zhbllokimin e llogarisë kontaktoni në login@e-albania.al. Nëse nuk e mbani mend fjalëkalimin, për të vendosur një fjalëkalim të ri, klikoni “Harruat fjalëkalimin?

Ndiqni udhëzimet dhe përgjigjuni Pyetjes së sigurisë që keni zgjedhur kur keni bërë regjistrimin në portal.

Nëse nuk e mbani mend Pyetjen e sigurisë apo vazhdoni të keni probleme me aksesimin e portalit kontaktoni në login@e-albania.al për t’ju bërë të mundur gjenerimin e një fjalëkalimi të ri.

Standardet dhe formati i dokumentave

Portali mund të aksesohet nga çdo browser, por më tepër rekomandohen Mozilla Firefox dhe Google Chrome. Dokumentat e ngarkuara për marrjen e një shërbimi elektronik duhet të jenë në format PDF dhe jo më të mëdha se 5MB.

Pasi të jeni regjistruar me sukses, per aplikimin per pashaportë, duhet te klikoni tek Shërbimet Konsullore Online dhe, më pas, tek Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti (për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve) .

Pasi të mbaroni proceduren duke plotësuar të gjitha të dhënat që kërkohen, do të njoftoheni në e-mail që keni përdorur gjatë regjistrimit, që aplikimi u krye me sukses dhe do t’ju jepen të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me dokumentacionin, paraqitjen dhe kryerjen e veprimeve në Konsullatë.

Në dy link-et e mëposhtëme do të gjeni sqarimet e Ambasadës  dhe të portalit E-Albania.

Kliko këtu për hollësira nga Ambasada

Kliko këtu për hollësira nga portali E-Albania

 

Këtu do të gjeni artikullin se si të regjistrohemi për SPID, mëse i domosdoshëm kohët e fundit në Itali.

 

 

 

 

16 comments on “Rinovimi i pashaportës nëpërmjet portalit E-Albania

  1. Buongiorno devo rinnovare la passaporto come faccio che non accetta i documenti

      1. Pershendetje, mund te me kontaktoni ne numrat qe gjeni ne faqen perkatese te sitit. Faleminderit.

      1. Prsh
        Jetoj ne New York dhe me ka skaduar passport
        Si mund ta rinovoj nga ketu Apo duhet medoemos te jem present
        Flm

        1. Pershendetje, nuk mundem t’ju keshilloj dot, pasi procedura qe kam publikuar i drejtohet qytetareve shqiptare qe jetojne ne Itali. Besoj se nese kontaktoni ambasaden shqiptare ne USA, ata do t’ju japin keshillat e duhura per rinovimin e pashaportes se qytetareve shqiptare ne USA.

  2. ku është kodi personal në pasaportën time të i cili skadoi në 2015?
    (Unë nuk mund të rezervoj një takim online në konsullatën shqiptare në Milano nëse nuk kam një kodi personal)
    Faleminderit per pergjigjen
    stefano1326@yahoo.it

    1. Pershendetje, per prenotimin ju duhet numri ID, e gjeni tek informacionet e pashaportes.

        1. Lexoni artikullin ku eshte shpjeguar hap pas hapi menyra! Nese nuk arrini, mund te me kontaktoni.

  3. Mirmbrema Zoteri dhe Zonje ju kontaktoj per te rinovuar karten identite, per arsue skadimi nga dt 12/04/2020 si mund tju kontaktoj? un jetoj ne France me adrese 160 Faubourg Montbreval 01120 à Montluel per te aplikuar per karten identite faleminderit per konsideraten me respekt nga Mr Napolon Duma.

    1. Pershendetje z.Duma, mund te me kontaktoni ne numrat e telefonit ose e-mail qe gjeni tek siti, faqja e kontakteve!

  4. Me duhet te rinjue pashaporten ju lutem me ndhimoni une jetoj ne Amerik per 30 vjet

    1. Përshëndetje, nuk mundem t’ju këshilloj dot, pasi procedura që kam publikuar i drejtohet qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali. Besoj se nëse kontaktoni ambasadën shqiptare në USA, ata do t’ju japin këshillat e duhura për rinovimin e pashaportës së qytetarëve shqiptare në USA.